Francë, klientët “sherr” për Nutella (VIDEO)

Në etikën e saj shkruan se Nutella rrit entuziazmin, por drejtuesit e një zinxhiri supermarketesh në Francë nuk do të kishin imagjinuar dot kurrë kaosin që do të shkaktonte.

Si pjesë e ofertave të zakonshme, supermarketet Intermarche ulën me 70% çmimin e Nutella, nga 4,5 në 1,4 euro. Duket se kombinimi i ëmbëlsisë së Nutella dhe çmimi i ulët bëri që francezët të kacafyten për të marrë sa më shumë, aq sa u bë e nevojshme ndërhyrja e policisë.

Vetë klientët e supermarketeve treguan episode nga më të ndryshme, madje edhe njerëz të përgjakur në betejën për Nutella.

Një ditë e vështirë për stafin në supermarketet Intermarche, punonjësit e të cilave nuk ngurruan që disa nga situata ti cilësonin si revolta. Rezervat e Nutella u mbaruan për pak minuta, ndërsa vetë kompania mëmë nga Itali tha se i vjen keq për dhunën, por ishin supermarketet që vendosën njëanshëm uljen e çmimit.

SHKARKO APP