Francesco Becchetti:”“Mund të bëhet Drejtor i Lajmeve vetëm ai që nuk pretendon 3 telefona, këpucë dhe 25 printera”

Dhe më në fund flet Francesco Becchetti. Pas largimeve të panumërta dhe polemikave mbi Agon Channel Italia (nga dorëheqja e Antonio Caprarica dhe ajo e Drejtorit të rrjetit Lorenzo Petiziol, deri edhe tek denoncimi i një prej ish-konkurrentëve të spektaklit “My Bodyguard” dhe zërave të ndryshëm që dilnin nëpërmjet deklaratave për shtyp), tani flet Shefi i madh. E ka bërë në një intervistë të gjatë për Malcom Pagani, djali i Barbara Alberti, tek “Fatto Quotidiano” duke bërë një bilanc të një viti të knalit italo-shqiptar. “Unë guxova t’i jap shpirt një televizioni të ndryshëm dhe sigurisht kam shqetësuar dikë. Po synojmë të marrim 1% të shikueshmërisë. Ndjesia ime është se rezultatet e para të Agon Channel janë të rëndësishme. I kemi dëgjuar për përdorim të brendshëm. Duke filluar nga “zero” jemi shumë të kënaqur. Një nisje e fortë nuk është e lehtë. Nëse do të ishim një televizion i skaduar, a do të merrej shtypi kaq shumë me ne? Për këtë arsye na godasin fort dhe vetëm për këtë arsye na sulmojnë. Ka sigurisht vend për tu përmirësuar. Nëse e keni parasysh që ne filluam të mendojmë për këtë televizion në qershor 2013 dhe tashmë jemi në transmetim për gati një muaj, mendoj se kemi bërë mrekulli. Cilësia e asaj që ne ofrojmë sigurisht që është e një niveli të lartë”.

Kur e sheh që shumë mendojnë ndryshe Becchetti përgjigjet se i “pëlqejnë kritikat konstruktive ndërsa pabesitë e mërzitin”. Përsa i përket mosbesimit të yjeve që kanë kërkuar të paguhen paraprakisht “Kapo” përgjigjet qetësisht: “Nëse je i sigurt tek produkti yt dhe ke mundësi ta paguash paraprakisht, pse jo? T’i sigurosh të tjetër është kënaqësi. Problemi është kur nuk je i sigurt tek ajo që bën dhe i ke xhepat bosh. Me ata që më kanë thënë dua që të paguhem menjëherë nuk jam ofenduar. Nuk e kam marrë personalisht. E rëndësishme është që të vijnë rezultatet. Yjet italiane nuk kishin dëshirë të rrezikonin dhe kishin të drejtë të mos e konsideronin këtë si një bast”.

Por nuk erdhi Fiorello, i’a ka bërë të ditur Pagani. Dhe Becchetti ka fluturuar edhe më lart: “Nuk është thënë asnjë ditë që do të vijë ai. Unë besoj tek ajo që është e mundur. Kënaqem kur më thonë se ngjitja është e vështirë. Unë gjej gjithmonë një rrugë. Me ide ama, jo me para.”

Padroni i Agon Italia e ka konsideruar mungesë elegance të atyre që kanë bërë llogaritë e xhepit të tij u përgjigjet edhe atyre që kanë thënë se faturat e kompanisë së tij nuk flasin për dhjetëra miliona euro investime në këtë kanal. Thotë se për këtë do të vazhdojë në rrugë legale.

“Ka fuqi që nuk munden të propozojnë asgjë të re dhe bëjnë vetëm përçarje. Ka patur njerëz që kanë “qëlluar në tym” dhe kanë dalë artikuj në shtyp mjaft të gënjeshtërt. Kush ka shkruar gënjeshtra dhe ka propaganduar histori të false do të thirret në gjykatë. Për pjesën tjetër që merret me mua dhe investimet janë budallallëqe. Nuk kam asgjë për të fshehur. Kam investuar në dritën e diellit. Për mua TV është një çështje biznesi, porsa kohë ka një treg publicitar dhe që lëvizin miliarda euro. Është e çuditshme që të kërkosh të marrësh një copë nga ky “byrek”? Është krim të aspirosh një fetë nga kjo tortë? Agon është një sfidë, një bast për një arsye të mirë. Po pres. Kam kohën në krahun tim dhe po lëviz. Të tjerët janë në vend”.

Për Becchettin nuk është e rastit që e ka sulmuar vetëm gazeta italiane “Il Giornale”. "Unë mund të bëj vetëm një pyetje banale dhe të pyes se si familja e “Il Giornale di Milano” të ketë mbledhur aq baltë dhe ta ketë publikuar. Jam habitur. A është e mundur një një zotëri që u ankua për rreth 20 vjet për racizëm në çështje televizive lejon që të sulmohet një njeri që punon në të njëjtën fushë?.

Edhe xhaxhai i Becchettit, Manlio Cerroni, tashmë “mbret” i Malagrotta, ka investuar në një TV italian por Becchetti këmbëngul se “televizioni i tij “Roma uno” nuk ka të bëjë më modelin tim. Atje dominon informacioni. Në krahun tim është e kundërta. Unë bazohem në modelin që njerëzit duan të shohin në Tv. Lojëra, talente, ndonjë soap opera ndërsa po i japim një hapësirë më të vogël lajmeve pasi ato bëjnë pjesë një tjetër shekull. Kërkoj një TV të shkathët të bërë nga 600 persona dhe jo nga 6 mijë. Nuk dua të prodhoj karnavalet e borxhlinjve”.

Në krahasim me Urbano Cairo thotë se ka bërë një zgjedhje diametralisht të kundërt nga e tija (nga ajo që grumbullonte informacionin tek La7). Dhe në këtë pikë vjen çështja e “Caprarica”, ku Becchetti i heq maskën duke u tallur dhe duke e konsideruar një yll në dyshim.

“Doktor Caprarica, erdhi në Shqipëri dhe bëri një listë të objekteve të domosdoshme për ushtrimin e profesionit të tij. IPad të markës së fundit, simite të ngrohta dhe natyrisht pantofla kur të zbriste nga krevati për të dhe gruan e tij. Personi që kishte për detyrë t’ia gjente është tashmë shumë i trishtuar. Ai kishte një shtëpi, makinë dhe shofer dhe nuk gjente paqe për pantoflat. E ngushëllova. Mos e merr kaq rrëmbyer. Nuk e dija kush ishte Capraricca. Mendoja se kursi i tij ndërkombëtar i lajmeve ishte ideal për një model të ri. Gabohesha. Nuk ia njihja aspektet e tjera këtij njeriu dhe gabova në zgjedhje. Jam një njeri që bëj gabime”.

Tani në vend të tij është Giancarlo Padovan, që ka besimin e plotë të Becchettit. Në një kohë tjetër, nëse do të ketë do të bëjë edhe llogaritë.

“Mund të bëhet Drejtor i Lajmeve vetëm ai që nuk pretendon 3 telefona, këpucë dhe 25 printera. Televizioni nuk është një dyqan fotokopjesh. Fotokopjet ndotin mjedisin. Duhet zemër. Shpirt. Dua që në Agon të punojë ai që e ka këtë.

Si Sabrina Ferilli (jo Simona Ventura, që Shefi nuk e zuri fare në gojë gjatë intervistës):

“Po bën intervista për jashtëzakonshme dhe profesioniste. “Contratto” është një format origjinal i Agon. Prova është që të shpikë. Të hedhë në treg talente të reja. Të vetëprodhojë. Edhe Rai nuk e bën më si më parë. Në Agon bëjmë një Tv gjysëmgjeneralist sepse nuk e di se gjeneralistija do të vdesë, por sepse mendoj se kjo duhet rimenduar. Dhe jo vetëm në përmbajtje.

Porsa i përket denoncimit të konkurentit të “Bodyguard” Alessio Lanzi, “Berlusconi i Shqipërisë:” përgjigjet: “Është një gjë e shtyrë nga gazetat. Skërmitje, thashetheme, plehra”. Ai thotë se 80% e yjeve italiane kanë kërkuar të lëvizin në  Agon. Kjo ishte një intervistë për të folur mbi gjithçka

(marrë nga BlogoEntertainment)

SHKARKO APP