Francesco Totti nuk ndalet së surprizuari, gati projekti i ri i tij

Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe gruaja e tij që është prezantuese televizive, Ilary Blasi raportohet se janë duke planifikuar të bëjnë një spektakël televiziv.

Sipas revistës “Chi”, projekti është përmendur nga kompania e produksioni që Blasi punon më të.

Ajo është prezantuese e versionit italian të Big Brother, pra nuk është e huaj për emisionet televizive. Mbetet të shihet si do të shkruhet skenari, apo do të jetë ndonjë dokumentar i jetës se tyre të përditshme.

Totti është pensionuar vetin e kaluar derisa tërë karrierën e tij e ka kaluar si lojtar i Romës, kurse tani është drejtor i klubit. Cifti ka tre fëmijë kurse martesa e tyre ishte transmetuar drejtpërdrejt në televizion 13 vite më parë.

SHKARKO APP