Freeman: Disiplina më ka ofruar vitalitet në jetë dhe në karrierë

Morgan Freeman është shprehur se qasja e tij për vetëdisiplinë në formë të rregullave ushtarake, i ka mundësuar atij që të jetë vital edhe në jetë edhe në karrierë.

“Ushtrimet janë pjesë e asaj disipline. Mënyra si hani është pjesë e disiplinës suaj. Përpiqem që të mos e teproj me ushqim”, thotë ai. Freeman ka fituar një çmim Oscar (2005) dhe është nominuar edhe katër herë të tjera nga “Academy Awards”.

“Një prej gjërave që kam zbuluar është se ngrënia na është bërë refleks, ndërkohë që në fakt duhet të jetë një nevojë për t’u ushqyer. Prandaj është më mirë që ngrënien ta përshtasni me nevojat tuaja”, ka deklaruar 80-vjeçari. Më tej, ai i ka krahasuar reflekset e të ushqyerit të amerikanëve në ditët e sotme dhe në të kaluarën, kur mbipesha ka qenë shumë e rrallë, ndersa puna fizike ka qenë shumë më e madhe.

“E dinit që në SHBA ka më së shumti njerëz me mbipeshë se kudo tjetër. Kjo ndodh për faktin se njerëzit kanë ushqim të bollshëm. Në kohën kur të gjithë kanë bërë punë fizike, kur për punë kanë përdorur shate, sëpata dhe mjete të tjera, punëtorët kanë bërë pushime për të ngrënë, në mënyrë që pastaj të vazhdojnë me punën.

“Sot ndodh që zgjoheni në mëngjes, lani dhëmbët, visheni, shkoni me automjet deri në punë dhe pastaj uleni pranë kompjuterit”, ka thënë më tej aktori. Serieali i Freeman, “The Story Of Us”, fletr edhe për udhëtimet e tij nëpër botë, duke biseduar me njerëz të njohur, në mesin e të cilëve edhe Bill Clinton e Nadya Tolokno nga grupi “Pussy Riot”.

The Story of Us with Morgan Freeman | National Geographic

SHKARKO APP