Frika nga koronavirusi, Sony dhe Amazon tërhiqen nga eventi teknologjik më i madh në botë
Sony dhe Amazon janë kompanitë më të fundit që tërhiqen nga një nga eventet më të mëdha të teknologjisë në botë për shkak të rreziqeve të paraqitura nga koronavirusi.
Sony tha se nuk do të marrë pjesë në Eventin Botëror Teknologjik në Barcelonë pas shpërthimit të koronavirusit.
Organizatori ka thënë se ngjarja, e cila tërheq më shumë se 100,000 njerëz, do të vazhdojë.
LG Electronics i Koresë së Jugut, Ericsson,prodhues i pajisjeve të telekomunikacionit suedez dhe ndërmarrja chip amerikane NVIDIA janë tërhequr gjithashtu nga eventi, e cili zhvillohet midis 24 dhe 27 shkurt.
GSMA, e cila organizon eventin në qytetin spanjoll, ka konfirmuar se këto kompani nga frika e virusit vdjekjeprurës nuk do të marrin pjesë.
Sidoqoftë,organizatori i eventit tha se kishte marrë masa shtesë për të “siguruar pjesëmarrësit se shëndeti dhe siguria e tyre janë shqetësimi kryesor”.
GSMA tha se 5,000 deri në 6,000 njerëz vizitojnë Eventin Botëror Teknologjik.
GSMA gjithashtu sugjeron që pjesëmarrësit nuk duhet të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin në event, dhe mikrofonat e përdorur nga të pranishmit do të dezinfektohen dhe ndryshohen më pas.
KoronavirusI ka vrarë tani më shumë se 800 njerëz – shumica banorë në territorin e Kinës – dhe ka infektuar 34.800 të tjerë.
Singapor Airshow, i cili do të hapet të martën, gjithashtu ka konfirmuar se firma të mëdha do të tërhiqen nga eventi, duke përfshirë gjigandin amerikan Lockheed Martin.
Bombardier dhe Gulfstream Aerospace kanë thënë gjithashtu se nuk do të marrin pjesë.