Frutat dhe agrumet e nëntorit
Nëntori konsiderohet një nga muajt më të pasur me perime dhe fruta. Shqipëria ka zona që kanë klimë të favorshme për prodhimin e shumë produkteve bujqësore, ku mund të përmendim, lakrën që vjen nga zona e Leshnjes, ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe zonës së jugut. Duke kaluar tek frutat mandarinat dhe agrumet në Xarrës, borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.
Panxhari i kuq
Panxhari jo vetëm që ka një pamje të bukur, duke qenë se ka një ngjyrë të kuqe të fortë, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën. Por gjithashtu panxhari ka dhe shumë vlera ushqyese. Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend është ajo e Maliqit.
Mandarina
Mandarinat i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet. Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës, na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.
Perimet me rrënjë
Përveç karotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që kanë një shije mjaft të mirë. Një nga ato është edhe preshi i gatuar me gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.
Ullinj
Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare. Ulliri është konsideruar edhe si simbol i paqes , jetës dhe pjellorisë. Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.