Frutullat, tendenca romantike e pranverës

Pranvera bëhet romantike dhe kërkon veshje delikate si në ngjyra dhe në stil. Propozimi më i bukur për pranverë-verë 2018 janë frutullat, të cilat i japin pamjes tuaj një efekt romantik, por edhe modern. Mund të vishen ditën, por edhe në mbrëmje dhe ju shkojnë të gjithave.

Sekreti për të zgjedhur të duhurën; mos ekzagjeroni me hollësitë dhe do të dukeni mahintëse.

Me pranverën 2018, ky lloj stili, shpesh sinonim i tapetit të kuq dhe stilit të yjeve, po lulëzon ngado, duke u bërë një refren i sezonit deri në atë pikë sa të bën të mendosh që nuk është fluturimi i një dallge që dekreton fillimin zyrtar të pranverës, por ai i frutullave!

Lulëzojnë jo vetëm në fustanet e gjatë të mbrëmjes, por edhe në pardesy dhe bluza, duke u bërë një domosdoshmëri në veshjet e momentit.

Edhe rrobat e banjës e kanë këtë detaj romantik: stili i këtij viti në plazh do të karakterizohet nga frutullat.

Por frutullat po dominojnë edhe në aksesorë; si çanta dhe portofolë, deri edhe tek atletet.

SHKARKO APP