Fshehu 3 ton ar, “gjuetari i thesareve” detyrohet të tregojë pasurinë

“Gjuetari” më i madh i thesareve në Amerikë, Tommy G. Thompson nuk do të lejohet të dalë nga burgu pa i treguar policisë se ku i ka fshehur tre tonë ar që ajo kërkon prej tij. Sipas agjentëve të FBI-së ai akuzohet për mashtrim të policisë dhe fshehjen e pjesës më të madhe të një sasie ari që gjeti në oqeanin Atlantik në vitin 1988.

Ari i gjetur prej Thompson kishte qëndruar për 130 vite në fund të oqeanit pas fundosjes së një anijeje në vitin 1857 ku humbën jetën edhe 425 persona, shkruan Ora News. Tommy G. Thompson, me profesion inxhinier, ndërtoi enkas një robot i cili bëri të mundur nxjerrjen e tonëve të arit në sipërfaqe.

Sipas raportimeve të medias vendase, thesari i zbuluar prej tij përbëhet nga monedha ari të rralla të shekullit të 19-të dhe shufra të mëdha ari. Pas ngjarjes autori ndërroi disa shtëpi, duke përdorur emra të rremë, derisa u bë i mundur arrestimi i tij në vitin 2015-të. Sipas avokatit mbrojtës të tij Thompson ka pësuar probleme me kujtesën dhe nuk i kujtohet se ku e ka fshehur thesarin.

Por gjykata e ka cilësuar të rremë faktin e humbjes së kujtesës dhe e ka dënuar Tommy Thopmson edhe me 1000 dollarë në ditë derisa ai të tregojë se ku e ka fshehur arin.

SHKARKO APP