Fundi i password-eve: Gjithçka që duhet të dini (VIDEO)

S’ka rëndësi sa herë paralajmërohen, njerëzit do të vazhdojnë të vënë passworde të tmerrshme. E kemi fjalën për “12345678” e gjëra të ngjashme. Por edhe passwordi më i komplikuar është i thjeshtë për t’u vjedhur. Për këtë arsye, Microsoft vazhdon t’i mëshojë idesë që duhen hequr qafe.

Metodat alternative për sigurimin e llogarive dhe të dhënave tona nuk janë të reja. Prej kohësh përdorim shenjat e gishtave për t’u identifikuar dhe prej pak muajsh fytyrat tona.

Përveç këtyre dy metodave që do të përhapen akoma më gjerësisht në të ardhmen, edhe skanimi i retinës do të kthehet në normë.

Edhe me mënyra të tilla më të sigurta, diçka mbetet në dorë të fatit. Një në 50,000 shenja gishtërinjsh mund të jetë identike me një tjetër dhe të hapë celularin tuaj. Ndërsa mundësitë që dikush të hapë celularin tuaj me fytyrën e tij është një në një milion.

YouTube player

SHKARKO APP