Fundi mbi pantallona është tendenca më e veçantë e këtij dimri

Besojeni ose jo, fundi mbi pantallona është tendenca më e madhe e këtij dimri Një gabim në stil? Jo, fundi mbi pantallona është një ndër tendencat më të mëdha të këtij sezoni. Këtë dimër mund t’i kurseni këmbët e zbuluara në këtë të ftohtë, pasi poshtë fundit mund të vishni pantallona dhe të dukeni gjithë stil. Mund t’ju duket një trend i guxuar, por po e përqafojnë një numër i madh modelesh, blogeresh e personazhesh të njohur, mes tyre edhe Zendaya.

Ky është një trend i prezantuar fillimisht në pasarelat e Fashion Week në koleksionet vjeshtë-dimër. Megjithatë, jo të gjithë e kanë guximin ta provojnë këtë trend pasi nuk është edhe aq i thjeshtë për t’u kombinuar. Zendaya ia doli të dukej shumë chic në tapetin e kuq dhe tani edhe ne duam ta provojmë shkruan Class.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?