Fuqizimi i aktivizmit të shoqërisë civile dhe kontributet konkrete në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë
‘Fuqizimi i aktivizmit të shoqërisë civile dhe kontributet konkrete në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE në Shqipëri’ financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga dy organizata jofitimprurëse (EDEN & EDMI).
Qëllimi kryesor i projektit është të forcojë rolin mbikëqyrës dhe partneritetin e OSHC-ve për të nxitur zbatimin e rimëkëmbjes së energjisë dhe politikave të gjelbra përmes monitorimit të drejtpërdrejtë në terren dhe dialogut të politikave brenda kornizës së para-anëtarësimit. Tre objektivat kryesore të projektit janë:
O1: Mundësimi një mjedisi pritës për shoqërinë civile për krijimin e një platforme konstruktive dialogu për politikat me përfaqësuesit e qeverisë duke paraqitur çështje që lidhen me progresin aktual dhe mjetet në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
O2: Fuqizimi i rolit mbikëqyrës dhe partneritetit të OSHC-ve për nxitjen e zbatimit të politikave të gjelbër dhe rikuperimit të energjisë përmes monitorimit të drejtpërdrejtë në terren dhe dialogut të politikave brenda kornizës së para-anëtarësimit.
O3: Rritja e vëmendjes politike dhe llogaridhënies për të harmonizuar parimet e politikave të gjelbra dhe rikuperimin e energjisë së legjislacionit europian me kuadrin ligjor të vendit.
Rezultatet e projektit janë renditur më poshtë:
R1: Një platformë dialogu ndërvepruese për çështjet e politikave të gjelbërta dhe rikuperimit të energjisë do të krijohet përmes diskutimeve të hapura të përshtatura të organizuara nga shoqëria civile në bashkëpunim me grupet e tjera të synuara.
R2.1: Kapacitetet e OSHC-ve në mbikëqyrjen e efikasitetit të energjisë dhe dialogun e politikave brenda kornizës së integrimit në BE janë përmirësuar.
R2.2: Do të publikohet raporti hije i bazuar në fakte, bazuar në konceptin e varfërisë energjetike, duke nxjerrë në dritë sfidat aktuale të politikave, institucionale dhe financiare në zbatimin e ligjit për performancën energjetike në ndërtesa.
R2.3: Adoptimi i koncepteve të sipërmarrjes së gjelbër do të vihet në dritë dhe treguesi i OZhQ-ve të BE-së do të vlerësohet në kontekstin lokal në lidhje me politikat gjelbra dhe të energjisë.
R3.1: Fitohet vëmendja politike dhe përgjegjësia për të përshpejtuar harmonizimin e plotë të ligjeve të performancës së energjisë dhe eficencës brenda kornizave legjislative.
R3.2: OShC-të njihen si partnerë të rëndësishëm dhe kontribues të shëndoshë në procesin e anëtarësimit.
Trajnim – Sipërmarrja e gjelbër
Qendra EDMI, në kuadër të projektit eACT, financuar nga BE-ja ka zhvilluar në datat 28 dhe 31 Mars 2022 sesionet e trajnimit mbi „Sipërmarrjen e Gjelbër“ me pjesëmarrjen e organizatave bazë mjedisore dhe të rinjve.
Trajnimi synoi të informojë të rinjtë dhe OSHC-të mbi konceptin e sipërmarrjes së gjelbër, si të zbatojnë konceptet bazë në punën e tyre të përditshme dhe sesi ky koncept përhapet në Shqipëri, nga pikëpamja ligjore dhe mbështetja konkrete financiare në dispozicion.
Çështjet kryesore të trajtuara në sesionet trajnuese:
• Pse duhet krijuar një sipërmarrje të gjelbër?
• Rëndësia e Rregulloreve dhe Stimujve Mjedisor
• Çfarë e bën një biznes të gjelbër?
• Zvogëlimi i gjurmës së karbonit
• Praktika të sjelljeve të gjelbra në një zyrë
• Biznesi i industrisë së gjelbër vs modeli i biznesit të gjelbër
• Cilat kompani mund të quhen miqësore me mjedisin?
• Fakte për t’u marrë parasysh rreth sipërmarrjes së gjelbër
• Si mund të mbështetet Sipërmarrja e Gjelbër?
• Çfarë është një plan biznesi “i gjelbër”?
Përveç pikave të mësipërme, pjesmarrësve iu dhanë gjithashtu disa ushtrime praktike mbi llogaritjen e gjurmës karbonike individuale dhe tranzicionit të një qyteti të thjeshtë në të gjelbër.
Gjatë të dy sesioneve, një prezantim së bashku me shembuj ilustrues u mbajt nga Këshilltarja e lartë e politikave për qeverisjen ekonomike e Ambasadës Hollandeze në Shqipëri.
Tryezë e rrumbullakët dt. 08.09.2022
„SFIDAT E SHQIPËRISË DREJT ADOPTIMIT DHE APLIKIMIT TË PARIMEVE TË EKONOMISË QARKULLUESE”
Tematika e kësaj tryeze të rrumbullakët me fokus në politikat e gjelbra solli konceptin e ekonomisë qarkulluese dhe parimeve të saj si qendra kryesore e menaxhimit mjedisor.
Takimi u hap me parashtrimin e arritjeve të deritanishme të projektit eACT, objektivave të takimit dhe aktivitetet në vazhdim.
Prezantimi i parë: “Politikat mjedisore për promovimin e ekonomisë qarkulluese” trajtoi disa nëntema si thelbin e ekonomisë qarkulluese, ambicien europiane që lidhet drejtpërsëdrejti me temën, rast studimor të një biznesi të financuar nga BE, i cili ka implementuar plotësisht këtë lloj nocioni dhe në fund pjesmarrësve iu dha një ushtrim praktik. Ushtrimi kishte të bënte me hartimin e një plani të thjeshtë të një kompanike tipike me praktikë të ekonomisë ciklike. Pjesmarrësit paraqitën shembuj shume të mirë si: kompanitë ricikluese, rrobaqepësitë që krijojnë produkte nga tekstilet e mbetura, etj.
Prezantimi i dytë: “Shembuj konkretë që ndikojnë në përmbushjen e objektivave të ekonomisë qarkulluese” pati një qasje më të afërt me gjendjen aktuale të zbatimit të konceptit në Shqipëri, duke filluar që nga situate e menaxhimit të mbetjeve në vend, arsyeja përse duhet implementuar ekonomia qarkulluese, avantazhet, si dhe shembuj të disa biznese me nismat kryesore drejt këtij modeli të ri.
Pjesa e fundit e takimit vijoi me shembuj nga të rinjtë e angazhuar në rubrikën projektit e-ACT „Vigjilenca mjedisore” për aspekte të ndryshme në lidhje me ekonominë qarkulluese dhe sfidat në Shqipëri. Përfaqësuesi i qendrës “Durrësi aktiv”, nëpërmjet një video-je ilustruese paraqiti shqetësimin e tij për marrjen e masave të menjëhershme për rehabilitimin e kanalit që përshkon zonën e ish Kënetes dhe Porto Romanos. Në fund pati diskutime me pjesëmarrësit për të gjitha çështjet e lartpërmendura.
Tryezë e rrumbullakët dt. 20.10.2022
“VARFËRIA ENERGJITIKE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT DREJT PLOTËSIMIT TË OBJEKTIVAVE PËR EFICIENCËN E ENERGJISË NE SEKTORIN E BANESAVE”
Në datën 20 tetor 2022 qendra EDEN dhe EDMI organizuan tryezën e rrumbullakët me temën e mësipërme. Pjesa e parë e kësaj tryeze u hap me një prezantim të përgjithshëm të projektit eACT dhe objektivat e takimit.
Prezantimi hyrës “Kërkesat ligjore për rritjen e eficiencës energjitike në sektorin e banesave” (qendra EDMI) dhe preku katër aspekte kryesore si më poshtë:
– Energjia dhe ndërtimi i qendrueshëm
– Kuadri ligjor ndërkombëtar
– Kuadri ligjor në Shqipëri
– Masat për ecifiencën energjitike
Prezantimi i dytë (qendra EDEN) parqiti një analizim të “Raportit të varfërisë energjitike në 12 qarqe të shqipërisë”, duke u fokusuar tek metodika, koncepti dhe rezultatet.
Të dy prezantimet ngjallën diskutime ndërmjet pjesmarrësve dhe koordinatorëve, duke prekur çështje me interes në situatën e ditëve të sotme, si: A mundet sektori i banesave të përmbushë kërkesat ligjore drejt arritjes së eficiencës së energjisë pa ndikuar në cilësinë e jetës?