Fushatat për kancerin e gjirit, shtohen vizitat mjekësore

Muaji tetor sapo ka hyrë dhe ky muaj ka simbol fjongon rozë e cila rikujton çdo vit, çdo grua, se duhet të bëjë një vizitë të gjirit. E ndërsa politikanët nxitojnë të përdorin fjongon rozë si PR të tyre merrni vetëm mesazhin e fjongos, “Shko bëj një kontroll të gjirit”.

Dhe ky mesazh duket se ka sjellë një realitet ndryshe edhe në Shqipëri. Në institutin e Shëndetit Publik kur raportohen të dhënat për të gjithë Shqipërinë shprehen optimistë për rritjen e numrit të vizitave që bëjnë gratë dhe uljen e vdekshmërisë.

Numërohen 700 raste të reja në vit dhe kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh në popullatë por nëse diagnostikohet në kohë, shërohet Po çfarë është kanceri i gjirit? Bëhet fjalë për rritje jashtë kontrollit dhe përhapje të qelizave jo normale të indit të gjirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor i cili shkatërron indin normal dhe nëse nuk mjekohen përhapen ngadalë në të gjithë trupin. Ndaj një vizitë tek mjeku një eko gjiri apo mamografi shpëton jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?