Futbollisti i Premier League ka frikë nga Instagrami

Një futbollist i Premier League, thotë se ka frikë që të hapë Instagramin për shkak të mesazheve raciste që merr. Wilfried Zaha, sulmues i Crystal Palace, tregon se ka hequr edhe Twitter-in nga celulari, pasi nuk duron dot të shikojë mesazhet raciste që i dërgojnë. ”Është vështirë të qëndrosh në Instagram kur je një futbollist me ngjyrë. Të merr frika të shikosh “direct message” sepse çfarë nuk gjen aty. As Twitter nuk kam më sepse është e sigurtë që do të të ofendojnë, sidomos pas ndeshjeve. Ai 12-vjeçari që më shkroi mua, i ka shkruar edhe 3-4 lojtarëve të tjerë të ekipit tim. Unë kam raportuar 50 profile dhe kjo tregon se situata nuk është fare e mirë”.

SHKARKO APP