Futen për t’u freskuar, tre të rinj filmojnë mbytjen e tyre në një pellg me ujë (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre burra regjistruan veten duke u mbytur aksidentalisht, pasi vendosën një kamerë në të cilën deshën të kapnin pamjet derisa po notonin.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, u ndalën për një notim në një pellg lokal gjatë një udhëtimi me biçikletë nëpër Rajsamand në Rajasthan të Indisë Perëndimore.

Përkundër të treve që ishin notarë të dobët, ata vendosën të futeshin në “pishinën” e thellë në Gauri Dham Kund në qytet.

Ata mbështetën një nga telefonat e tyre celularë në anën e pellgut dhe fillimi i videos treminutëshe tregon se ata spërkaten njëri-tjetrin.

Megjithatë, pasi njëri prej tyre hidhet në pellgun e thellë, ai fillon të luftojë për jetë, dhe dy të tjerët hidhen për ta ndihmuar.

Së shpejti të tre burrat shihen duke u përpjekur të qëndrojnë mbi buzën e ujit, dhe një nga një ata zhduken.

Kur ata nuk arritën të ktheheshin në shtëpi, anëtarët e familjes së tyre kontaktuan policinë, të cilët nisën një kërkim dhe gjetën se burrat ishin mbytur në pellg.

Zyrtari policor Rajender Godara identifikoi burrat dhe tha: “Viktimat ishin të afërm dhe e njihnin mirë njëri-tjetrin”.

Policia gjeti telefonin celular në buzë të pellgut dhe gjeti se kishte marrë më pak se tre minuta për t’u mbytur të tre.

SHKARKO APP