Futet me tank brenda në dyqan vetëm për të vjedhur një shishe verë

Në Moskë një burrë futi tankun brenda një dyqani për të vjedhur një shishë vere. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes sipas videove dhe fotove të shpërndara në rrjetet sociale.

Ai e zhvendosi tankun nga një ambjent  trajnimi, nëpërmes pyllit dhe e solli atë në Apatit tha agjencia mediatike Hibinform.

Personi i cili përpiqej të kthente mjetin, të cilin dëshmitarët e përshkruan si të dehur, vazhdoi të përplaste tankun në dritaren e dyqanit “Family”, tha agjencia e lajmeve.

Ai gjithashtu shkatërroi një makinë Daewoo të parkuar aty pranë, treguan imazhet.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan individin që më pas doli nga tanku , duke inspektuar menjëherë dëmin dhe më pas u fut në supermarket nëpërmjet dritares së thyer.

Agresori u arrestua më pas për posedimin e një shishe-je verë të vjedhur, tha Hibinform. Dyqani nuk ishte i licencuar për të shitur alkool që herët në mëngjes, shtoi agjencia.

Dëshmitarët në pamje nuk dukeshin të shqetësuar nga incidenti.

“Në thelb, një djalë vodhi një makinë të blinduar … dhe shkoi në një dyqan për të përmbushur nevojat e tij në mëngjes”, përshkroi përdoruesi i mediave sociale, ndërsa filmonte skenën e mbuluar me borë nga dritarja e tij.

I arrestuari i cili ishte në të 20-tat e tij nuk i rrezistoi policies sipas agjensisë së lajmeve.

YouTube player

SHKARKO APP