Gati për fenomenin më spektakolar të këtij shekulli

Eklipsi më i gjatë hënor i shekullit 21 është vetëm një muaj larg, pra me 27 korrik. Eklipsi i të ashtuquajturës “hëna e përgjakur” do ndodhë më 27 korrik dhe do zgjasë 1 orë e 43 minuta, gjatë së cilës Toka do të marrë një ngjyrë mahnitëse në të kuqerremtë.

Nga fillimi e deri në fund, e gjithë ngjarja qiellore do të zgjasë gati 4 orë për gjithë Planetin. Eklipsi nuk do të jetë i dukshëm për shikuesit në Amerikën e Veriut, përveç nëpërmjet transmetimeve nga pajisjet tekonologjike. Por do jetë e dukshme në pjesën më të madhe të Afrikës, Europës, Lindjes së Mesme, Azisë Jugore dhe rajonit të Oqeanit Indian.

Ndryshe nga eklipset diellore, nuk ka nevojë për pajisje speciale për të vëzhguar eklipset hënore. Këto fenomene, të cilat ndodhin kur hëna kalon në hijen e Tokës, janë të sigurta për t’u parë direkt me sy të lirë, teleskopë ose dylbi. Hëna kthehet në ngjyrë të kuqe ose të kuqërreme gjatë eklipseve.

Kjo për shkak se disa nga rrezet e diellit që kalojnë nëpër atmosferën e Tokës janë të vendosura anash planetit tonë dhe bien edhe në sipërfaqen e hënës.

SHKARKO APP