Gati për “Rusi 2018”, Era Istrefi prezanton bustin e saj

Era Istrefi, këngëtarja shqiptare që po korr sukses në tregun ndërkombëtar do të jetë një ndër artistet që do performojë në hapjen e Botërorit 2018.

Ajo e ka prezantuar imazhin e saj përfaqësues të shoqëruar me “Live it up” nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ku duket vetëm busti. Era Istefi, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith do këndojnë himnin e Kupës Botërore.

Kujtojmë se dhe këngëtaret tjera shqiptare si Dua Lipa dhe Rita Ora janë bërë pjesë e futbollit duke bërë promovime dhe duke performuar para ndeshjes. Dua do të hapë finalen e Chamions League me këngën ‘New Rules’. Ndërsa Rita Ora do promovojë futbollin e UEFA për femrat.

SHKARKO APP