Gazeta angleze për Rita Orën
Ajo po i gëzohet një rritjeje të shpejtë drejt famës. Tani këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora është pjesë e panelit të jurisë së X Factor në Angli.
Daily Mail i ka kushtuar një artikull Rita Orës, duke na sjellë kujtime e foto që kur ajo ishte fëmijë dhe një adoleshente plot ëndrra të mëdha.
Në këtë foto ndodhet 24 vjeçarja kur ishte në Sylvia Young School, në të njëjtën shkollë ku ka mbaruar dhe Amy Winehouse. Daily Mail shkruan se Rita ka qenë një vajzë e bukur që në vegjëli teksa pozonte me uniformën e saj të shkollës.
Karriera e Ritës nisi në vitin 2009 kur bashkëpunoi me yllin e rrepit amerikan Jay Z.
Megjithatë këngëtarja nuk pati një fillim të mirë të jetës, pasi prindërit e saj Besniku dhe Vera fluturuan nga Kosova për t’iu larguar luftës me Serbinë, kur Rita ishte vetëm 1 vjeç.
Në biografinë e saj “Hot Right Now”, Rita shpjegon se “ajo dhe motra e saj Elena ishin dërguar në një shtëpi fëmijësh që në fillim në Angli, pasi prindërit e saj ishin refugjatë”
Rita Ora me motren Elena dhe babain e saj Besnikun
Shtepia e femijerise se Rita Ores ne Kosove
Rita Ora ne shtepine e femijeve ne Angli
Rita Ora ne shkolle ne Angli