Gazeta e njohur britanike “The Sun” nuk boton më femra lakuriq në faqen tre

The Sun” ka vendosur të mos e shfaqë më në faqen e saj të famshme, “Faqja 3”, femrën e ditës e cila dilte e zhveshur, duke i dhënë fund kështu traditës së saj 45 vjeçare.

Publikimi i vajzës pa sutjena në “Faqen 3” të gazetës nisi 44 vjet më parë kur Rupert Murdoch e bleu gazetën dhe e ktheu atë në tabloidin më të shitur ditor në Britani nën llupën e kryeredaktorit Sir Larry Lamb.

Por, numri i së premtes i gazetës ishte numri i fundit që do të përmbajë femrën e zhveshur. Në vend të bukuroshes së zhveshur, aty do të shfaqet sërish një femër, por me sutjena dhe pantallona apo në bikini.

“Faqja 3 e “The Sun” është aty ku ka qenë gjithmonë, në mes të faqeve 2 dhe 4, dhe mund ta gjeni Lucyn nga Warwick në Page3.com”, ka thënë një zëdhënës i gazetës për “The Times”, transmeton Koha.net.

“Faqja 3” ka qenë kritikuar si seksiste dhe anakronike, gjë që kishte detyruar edhe ngritjen e një grupi me emrin “No More Page 3” i cili bëri presion të vazhdueshëm ndaj tabloidit përmes mediave sociale dhe peticioneve online që nga shtatori i vitit 2012.

 

Një zëdhënëse e grupit i ka thënë gazetës “Guardian”: “Mund të jetë një lajm i vërtet historik dhe ditë e mirë për fuqinë e popullit”.

 

Vendimi i gazetës është përkrahur edhe nga parlamentarët opozitarë të Britanisë, por edhe nga grupe tjera për të drejtat e njeriut nëpër botë.

 

Por, mediat raportojnë se vajza e zhveshur e “The Sun” mund të rikthehet nëse vërehet se ka rënie të shitjes.

SHKARKO APP