Gazeta franceze shkruan për destinacionet magjepsëse: Vendi i shqiponjave, rivali i ri i Kroacisë

Gazeta franceze “Journal du Dimanche” ka përfshirë Shqipërinë në dhjetë destinacionet kryesore të turistëve francezë për këtë vit. Ky është një tjetër artikull i publikuar në mediat ndërkombëtare që i bën jehonë Shqipërisë turistike.

Futjen në këtë top 10-ëshe e ka mirëpritur edhe kryeministri Edi Rama që ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, një artikull të një gazete franceze ku flitet për Shqipërinë.

Gazeta franceze e ka cilësuar Shqipërinë si “Rivalen e re të Kroacisë”.

Më poshtë vijon shkrimi i Journal du Dimanche:

Shqipëria, vendi më i panjohur

Shqipëria bën pjesë në destinacionet e reja magjepsëse bashkë me Kolumbinë dhe Haitin, bën të ditur Jean-François Rial, drejtori i Agjencisë së Udhëtimeve të Specializuara ”Voyageurs du Monde”. 

Në kufi me Malin e Zi dhe Greqinë, ky vend i Ballkanit po zgjohet nga gjumi i gjatë i izolimit.

Ai po hapet dalëngadalë duke preferuar strategjinë e udhëtimeve: Maja alpine, lugina të gjelbëruara, zona pjellore me faunë të pasur dhe një bregdet 400 kilometra, i kufizuar nga ujëra të kristalta të detit Jon dhe detit Adriatik.

Do të zbulojmë qytete otomane të regjistruara në trashëgiminë botërore të humanizmit si Berati dhe shtëpitë e tij të bardha me faqet ballore plot dritare apo Gjirokastra me rrugët e saj të shtruara me kalldrëm, pazarin e vjetër dhe kështjellën me mure të larta.  

Amfiteatro greko-romake ngrihen në mes të një bimësie të dendur në Butrint.Agjencia e udhëtimeve ”Terres d’aventures” e ka përfshirë Shqipërinë në katalogun e saj, me një udhëtim tetë ditë duke filluar nga 150 € që nuk duhet humbur.

Rivali i ri i Kroacisë, vendi i shqiponjave është një nga terrenet e fundit të panjohur të Mesdheut.

SHKARKO APP