Gazetarët presin, politikanët bëjnë punën e medias (FOTO)

Opozita duket se ka gjetur një strategji, pas asaj për të bllokuar punimet e Komisioneve Parlamentare, për të përçuar mesazhet kur kreu i Kuvendit është i detyruar të mbyllë seancën për thyerje të rregullave.

Në një kohë kur teknologjia ka evoluar dhe është më e prekshme nga të gjithë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, prej disa javësh qëndrojnë live në facebook, dhe video-t e tyre bëhen virale në rrjete sociale. Për më tepër, televizionet këto video live i transmetojnë në këto reale.

Por ajo që është problem, është se gazetarët dhe kameramanët mbesin jashtë loje për një kohë të gjatë, siç shihet në fotot e mëposhtme, dhe kjo bën që raportimi i tyre të humbasë nga vetëraportimi që bëjnë politikanët, të cilët për qëllim kanë të japin mesazhin në formën më të mirë, kurse gazetari raportimin e plotë të ngjarjes. /Koha Jonë/

SHKARKO APP