Gazetari investigativ: Në Facebook ka faqe që shesin makarona të skaduara

Siguria ushqimore në vendin tonë është gjithnjë edhe më e kërcënuar nga ushqimet e skaduara dhe të pakontrolluara.

Thuajse çdo ditë dëgjojmë raste të tilla dhe kjo na bën të dyshojmë për çdo ushqim që konsumojmë.

Kjo çështje është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Drejtuesi i emisionit investigativ ‘STOP’ në Klan Tv, Saimir Kodra, tregoi mënyrën ilegale të tregtimit të produkteve të skaduara në Shqipëri.

Kodra tha në “Opinion”, se një investigim i emisionit zbuloi që makarona të skaduara vinin nga Greqia për t’u shitur në tregun shqiptar.

Por sipas tregtarëve një gjë e tillë nuk ishte problem, madje ata shisnin edhe produkte të tjera si miell dhe sheqer.

Ndërkohë që këto produkte ushqimore kanë skaduar që në Janar të vitit 2018, apo në Tetor të vitit 2017, shiten edhe për çerdhe.

Kodra tha se madje ekzistojnë edhe faqe të ndryshme në rrjete sociale që lajmërojnë shitjen e makaronave të skaduara.

 

SHKARKO APP