Gazetari: Mjekët në aeroport të pambrojtur, maska nuk ka as në farmaci

Gazetari Erjon Skëndaj ka ngritur në emisionin “Real Story” në News24 shqetësimin e mungesës së maskave për mbrojtje nga koronavirusi. Ndërsa diskutohet situata në Itali dhe masat e marra nga Shqipëria, Skëndaj tha se në Rinas mjekët ishin të pajisur vetëm me maska kirurgjikale që nuk i mbron, ndërsa maskat mungojnë në çdo farmaci prej dy ditësh.

“Unë e besoj me rezerva atë punën e termometrit çudibërës. Pashë në Rinas mjekët që bënin kontrollet por ti mund të kapësh atë që i ka shpërthyer sëmundja, është pas ditës së 14-të, jo atë që mund ta ketë marrë por nuk i është shfaqur ende. Si do ta gjesh e ta fusësh në karantinë? E pyeta mjekun atje e më tha këto janë protokollet e OBSH. Unë nuk kam parë shumë persona me maska. Doktorët kishin maska kirurgjikale, mund ta mbrojnë doktorin që të mos infektojë të tjerët por nuk e mbron nga koronavirusi. Por maskat nuk i kam parë as tek pasagjerët. Pra njerëzit duan maska dhe maska nuk ka. ISHP thotë mbrohuni, por në farmaci nuk ka. Maskat i janë rishitur sërish Kinës ka dhe teori të tilla. Pyetja ime është: Në qoftë se unë jam i prekur dhe nuk e manifestoj sëmundjen, kam ardhur në Rinas, më vendosën termometrin dhe nuk kam temperaturë. Kaloj vijën e kuqe dhe më pas shpërthen virusi e shkoj vizitohem si për grip. Çfarë ndodh”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?