Gazetari shqiptar në SHBA: Distancimi social dha efekte, tani po nisin protesta! Sa paguhet një amerikan në karantinë

Virxhinia është një ndër vendet me numër më të ulët infeksionesh në SHBA. Këtë e ka deklaruar në një lidhje direkte me Abc News gazetari Erion Ajazi, i ciloi tha se kjo vjen për shkak se ky vend ka një zbatim të plotë të masave të distancimit social. Ajazi tha se nga ana tjetër në shumë vende ka pasur protesta nga qytetarët të cilët janë kundër zgjatjes së masave pasi sipas tyre kjo do të sjellë pasoja akoma të rënda në ekonomi.

“Ka pasur protesta në të gjithë Amerikën nga persona që duhet të kthehen në punë pasi njerëzit thonë se të fshihesh në shtëpi nuk është një zgjidhje. Shpëtimi i vetëm është vaksina por jeta vazhdon. Dje një raport nga Universiteti i Harwardit thoshte se nëse masat nuk menaxhohen në mënyrë më të mirë dhe testimet nuk bëhen do jetojmë më virusin deri në vitin 2022.

Kemi qëndruar brenda që nga 13 Marsi. Në Virxhinia ka pasur një zbatim të plotë të masave. Shumica e njerëzve ka qëndruar brenda shtëpisë dhe për pasojë numri i të prekurve është shumë më i vogël dhe besoj se është falë masave.

Uashington DC ka një numër të madh të prekurish në moshë të re. Unë punon në një revistë dhe me mentalitetin shqiptar që shkova në punë deri në datën 26 mars. Shefi më tha do të paguaj vetëm mos hajde më në punë”, theksoi Ajazi.

Gazetari shqiptar ne SHBA: Distancimi social dha efekte, tani po nisin protesta| ABC News Albania

Ai tha se një problem në Virxhinia është edhe fakti se një nga tre doktorët e licencuar është në moshën mbi 60-vjeç, duke rritur kështu edhe rrezikun e infektimit nga koronavirusi. Për këtë shkak tha ai është bërë një kërkesë për mjekë të huaj nga jashtë vendit.

“Një në tre doktorët e licencuar është mbi moshën 60 vjeç dhe kjo rrit rrezikun e infektimit. Është bërë një kërkesë për të sjellë mjekë nga jashtë. Trump e ka pezulluar urdhrin për ndalimin e lëvizjeve, por shumë shtete janë shumë të mbyllur”, tha Ajazi.

Ai u ndal edhe në paketat financiare të dhëna nga qeveria në kohë pandemie.

Qeveria ka hequr çdo përgjegjësi nga vetja duke ia lënë në dorë gurvenatorëve. Në Uashington është thënë deri në 15 Maj, ndërsa New York deri në 10 qershor. Kur çdo gjë të mbarojë nga koronavirusi do kemi një katastrofë ekonomike.

Këtu qeveria ka dhënë 1200 dollarë për çdo person mbi 18 vjeç, 500 dollarë për ata që janë në 17 vjeç

Ndërsa persona që kanë humbur vendet e punës marrin 600 deri në 1000 dollarë në muaj. Janë duke u ndihmuar shtresat e mesme. Ata që fitojnë mbi 90 mijë dollarë në vit nuk përfitojnë nga kjo paketë”, përfundoi Ajazi./ abcnews.al

SHKARKO APP