Gazetarja e njohur i kërkon falje publikisht bashkëshortit: Jam bërë pishman

Erjona Rusi bashkë me bashkëshortin e saj Edmond Zalla kanë dhënë intervistën e tyre të parë duke folur rreth historisë së tyre të dashurisë. Të ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Soirée në Top Channel kanë treguar historinë e veçantë, të cilët kanë plot 18 vite bashkë dhe sesi të dy ata janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët.

Ndër të tjera gazetarja dhe moderatorja e njohur Erjona Rusi ka rrëfyer premtimin që i ka dhënë bashkëshortit të saj, por që nuk mundi dot që ta mbante dhe pikerisht për këtë ajo i ka kërkuar falje publikisht.

“Ai donte 5 fëmijë në fillim, më pas u reduktua në 3, por përfunduam në 1. Ky është premtimi që unë vërtet e kam shkelur dhe e pranoj që jam bërë pishman. Madje kërkoj edhe falje publikisht. E pranoj që kemi bërë gabim që nuk kemi bërë një fëmijë të dytë shumë më përpara”, është shprehur Erjona Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?