Gazetarja flet hapur për sëmundjen e rëndë: Më kanë mbetur pak ditë

Spikerja e BBC, Rachael Bland vuan nga një kancer i pashërueshëm dhe ka zbuluar në rrjete sociale se i kanë mbetur vetëm ‘pak ditë jetë’.

40-vjeçarja u diagnostikua me kancer në gji në nëntor të 2016.

Muajin e kaluar ajo tha se ishte në një “garë me kohën” për të botuar një kujtim për djalin e saj dyvjeçar, Freddie, ku besonte se kishte më pak se një vit jetë të mbetur.

Ajo po organizonte një podcast me Deborah James dhe Lauren Mahon, i cili do vazhdojë edhe kur të ndërrojë jetë.

Në një postim në Twitter, Rachel shkruajti: “Unë jam duke thënë se kam vetëm pak ditë, është shumë surreale, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë.”

Gazetarja që ka lindur në Cardiff dhe jeton në Cheshire mori lajmin në maj se kanceri është i pashërueshëm dhe nuk ka shpresa. Pas dy muajsh, mjekët i thanë se sëmundja ishte përhapur dhe i kanë mbetur shumë pak ditë jetë.

SHKARKO APP