“Geisha”, kafeja më e shtrenjtë në botë

Kafeja Geisha, rritet në rajonin verior tëPanamasë, Boquete dhe konsiderohet më e shtrenjta në botë.

Në 2019, kafeja theu të gjitha rekordet duke u shitur për 1029 dollarë për gjysmë kilogrami në një ankand. Ndërkohë që cdo vit, ajo tërheq gjithnjë e më shumë blerës të pasionuar pas kafesë, nga çdo cep i botës, madje deri nga Koreja e Jugut.

Në një copë toke që ndodhet 1800 metra mbi nivelin e detit, rriten kokrrat e kafesë që iu shitën një shtëpie japoneze për shumën rekord vitin e kaluar, në një ankand virtual që prodhuesit e kafesë organizojnë cdo vit. Sipas organizatorëve, një sasi e tillë parash nuk ishte ofruar asnjëherë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas prodhuesve të kafesë Geisha është një varietet shumë ekzotik që dallon shumë nga varietetet e tjera që rriten në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje, organet e specializuara në vlerësimin e kafesë, e shpalli geishën kafenë më të mirë në botë në 2019 duke e renditur atë para varieteteve të ardhura nga Kenia, Kolumbia dhe Kosta rika. Në vitet e fundit, eksporti i kafesë nga Panamaja ka zënë një volum prej 212 milionë dollarësh ose 0.4 për qind të produktit të brendshëm bruto. Edhe pse vendi është një eksportues i vogël i kafesë, krahasuar me brazilin apo kolumbinë, ai ka mundur të depërtojë në tregjet luksoze të Japonisë, kinës, tajvanit, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Bota e kafesë po evoluon – thonë ekspertët. 50 vite më parë, kafeja konsiderohej dicka e rëndomtë dhe njerëzit nuk i kushtonin shumë vëmendje karakteristikave dhe shijes. Por 20-25 vitet e fundit, ka një mënyrë të re se si shihet kafeja dhe tani ajo ka filluar madje të konsiderohet edhe si një produkt luksoz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?