Genci Çobani tregon: Si po ndihmon Franca biznesin dhe familjet e varfëra
Gazetari Genci Çobani i cili aktualisht jeton në Francë bëri një panoramë të situatës ekonomike dhe masat që shteti francez ka marrë për të mbështetur bizneset por dhe familjet e varfëra.
“Shteti francez ka marrë përpisër të paguajë 80% të kostos të ndërmarrjeve që janë detyruar të nxjerrin punonjësit në papunësi të përkohshme dhe 20% vetë sipërmarrja.
Për familjet e varfëra shteti ka marrë përsipër pagesën e qerave” tha ai në një lidhje me skype me Ora Neës.
Gjithashtu Çobani komenton dhe situatën politike dhe përplasjet në lidhje me situatën e ndodhur me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit COVID-19
Franca do të zgjasë karantinën për një periudhë 2 javore ndërkohë numri I të vdekurve ka arritur në 10 mijë.