Gigi Hadid po lufton të rifitojë zemrën e Zayn Malik?

Pas ndarjes së bujshme, Gigi Hadid raportohet se po lufton për të fituar përsëri dashurinë e Zayn Malik.

23-vjeçarja e ka treguar dëshirën e saj për një rikthim me këngëtarin në rrjetet sociale.

E ndërsa Zayn postoi një fotografi në Instagram të të gjitha çmimeve që fitoi këtë vit, supermodelja i pëlqeu postimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gigi dhe 25-vjeçari konfimuan ndarjen e tyre pas dy vitesh lidhje me anë të postimeve në Twitter ku deklaruan se nuk mbajnë mëri ndaj njëri-tjetrit dhe do vazhdojnë të mbeten miq, duke mos dhënë asnjë arsye për vendimin e marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtari e ka hequr yllin e pasarelave nga Instagrami, por Gigi vazhdon që ta ndjekë duke i pëlqyer edhe postimet që ai bën.

A është kjo një dëshmi që ajo po vuan nga ndarja dhe dëshiron të rikthehet me Zayn? Mbetet për tu parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?