Gigi Hadid shpallet Femra e Vitit nga “Glamour”

Supermodelja botërore, Gigi Hadid është një prej femrave më atraktive të planetit. Bukuroshja ka pozuar për revistën “Playboy”, duke treguar se është femra më “in” e momentit. Me xhaketë lëkure, por me shkëlqim e ngjyrë hiri, ajo shfaqet e buzëqeshur me flokë të kuruara në gjendje perfekte. Pa sutjena, ajo shpallet nga kjo revistë si Femra e Vitit, fakt për të cilin ajo ka shkruar një falënderim në rrjetin social Instagram. Gigi Hadid me të drejtë e merr çmimin Femra e Vitit. Ajo vazhdon të jetë në një lidhje romantike me Zayn Malik. Bukuroshja konsiderohet si femra më atraktive në botë, më seksi dhe më e bukur po ashtu. Ajo është modelja më e shtrenjtë në botë dhe konkurrohet vetëm nga emra si motra e saj, Bella Hadid dhe Emily Ratajkowski.

SHKARKO APP