Gjak shqiptar për të shpëtuar jetën e pronarit grek…

Placeholder Image

Nga: Agim Jazaj –
Rastet (jo) të rralla që flasin për vyrtytet e larta të emigrantëve shqiptarë, në Greqi e kudo, në marëdhëniet e tyre me qytetarët e këtushëm, të cilët shpalosin vlera të mëdha dhe bëjnë apel edhe për atë pjesëz të indroktinuar me fanatizmin e vjetëruar, nuk e gjejnë lehtë rrugën për në shpirtërat njërëzor dha as publicitetetin në mediat e shkruara dhe ato vizive vendase.
Meri Pogoni, nga “Pendeli“- Athinë ishte befasuar nga
reportazhi i mëngjesit, trasmetuar dje nga televizioni; “Star” me pamje nga Shqipëria, Gorica në rrerthin e Korçës. Shkollat dhe përgatitje e nxënësve, ishin sfiduese edhe për ata që e mbajnë veten për hap përpara. Fryma miqësore dhe qytetrimi, i kishin lënë gjurmë të pa shlyeshme Merit, dhe jo vetëm asaj. Forca e trasmetimit, ndoshta ka qënë “ pa zë”, por kanë bërë shumë zë, efektet kanë qënë shumë më të madha dhe i kanë befasuar shumë; këta njerëz, nga njerëzit e varfër, por të pasur me veti e vyrtyte që më së shumti mungojnë në kufijtë e këtij sistemi. Veçanrisht njerëzit që si njohin dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët, janë lehtësishtë të viktimizuarit e kësaj pasaktësie. Ndërsa pjesa tjetër, pjesa civile, që ka lidhje dhe njohje me shqiptarët; trasmeton kronikë ndryshe, JO frikësuese, trasmeton mesazhet e mirëkuptimit dhe të miqësisë: Mes tyre dhe atyre.

NGA 400 GRAM GJAK Ç’DO EMIGRANT…

Për të shpëtuar një jetë njeriu. Ka qënë një grup emigrantësh shqiptarë, nga Vlora e Përmeti, Korça e Tepelena të cilët janë rreshtuar në radhë, në spitalin e “Vangjelizmoit”, të Athinës, duke i dhënë gjak për të shpëtuar jetën e pronarit të tyre, grek, 55 vjeçarit, Jorgos Kacaroi. Emigrantët shqiptarë kishin prej tyre nga 6, 8, e 10 vite që punonin me këtë pronar. Tashmë së fundi firma në fjalë: “ Kallupi Jorgullavi ” në: “ Kallamaqi ”, Athinë. Po thuaj të gjithë punëtorët, specialistët, etj, ishin shqiptarë. Ishte miqësuar dhe familiarizuar me ta. Puna i ecte, mirëkuptimi i ndërsjellëtë gjithashtu nuk mungonte, të cilat konvergonin dhe jepnin rezultatet e veta. Por një ditë pronari do të gjendej i sëmuar, dhe i shtruar në spital. Diagnoza ishte e një sëmundjeje të pa shërueshme. Jorgos i duhej dhënë edhe gjak! Secili më vete dhe bashkërishtë emigrantët e vizitonin pronarin Jorgo, shpesh në spital. Të kuptohemi shtojnë emigrantët. Ne e çmonim më shumë si njeri e jo thjeshtë si pronari ynë. Sepse ne kemi punuar tek shumë pronar, por askush si ky nuk e ka merituar këtë respekt. “Eja në punë afendiko, akoma do rrish në spital, i thoshnin dhe i jepnin shpresë ermigrantët. “Besoj se për 10 ditë do të dal, ndihem mirë. Do bëjmë festë ”, u thoshte Jorgoja emigrantëve. Po askush nuk e thoshte hapur këtë, diganozë. As emigrantët nuk donin të besonin diagnozën, ndoshta dinin filozofinë e lashtë: ”Edhe vdekja zgjedh”. Këtë e muarën vesh edhe emigrantët shqiptarë. Ata shkuan në spital dhe u rreshtuan për të dhënë gjak, nga gjaku i tyre një njeriu që e meritonte. Dhanë gjak plot emigrantë si, Nazif Hoxha nga Peshkëpia e Vlorës e Çlirim Maraj nga Kropishti, Ilia Myrtaj nga Përmeti, Vangjel Merkaj, nga Tepelena, etj. 8 emigrant në radhë japin nga 400 gram gjak secili; rrëfen, Nazif Hoxha. Ishte ëngjëll njeri. Nuk mban mend askush prej emigrantëve t’i ket ngatërruar një orë pune, apo të ket mbajtur siguracionet. Dukej se i dhimbte dhe atij plaga e emigrantëve. Shumë grek u befasuan nga ky akt i thjeshtë, shumë domethënës. Janë miq të mi. Janë shqiptarë, u tregonte njerëzve për rreth, Jorgoja, gjatë vizitave në spital, kur ishte i shtruar.

I NXORI NJERËZIT E SHTËPISË , VDIQ NË KRAHËT E EMIGRANTËVE

Kur ishin vonuar pak ditë emigrantët, pa e vizituar në spitalë, Jorgoja që ishte mësuar me praninë e tyre e ndjente boshllëkun… Një ditë i mori në telefon argatët shqiptar: “Po mua më latë vetëm?”. Ndjem një dhëmbje në shpirt për të, tregojnë ata. U nisëm të gjithë bashkë. Nuk na u duk mirë. Ne i jepnim kurajo. Edhe ai i jepte kurajo vet-vetes. Sa shkonim në spital, i sëmuri ngazëllehej. “Ju më shëroni mua”, na thosh. Pasi u takua me ne të gjithëve, ju tha njerëzve të familjes që ishin në spitalë, djalit, nuses, vajzës, dhëndërrit, etj: “Dilni pak jashë”. Kuptuam se do kishte ndonjë porosi për punën. Mbeti vetëm me ne emigrantët, në dhomë. Na mblodhi rreth vetes. Kishte shumë për t’na thënë. Nuk mundi t’i thoshte të gjitha. Na hodhi duartë për qafe. Na tha amanetin e fundit:
-“E mbani djalin tim, t’ju mbaj edhe ai”.
Syt e tij u mbyllën për të mos u hapur kurrë. Hodhëm syt rreth e rrotull, ishim të gjithw ne emigrantët shqiptarë, kur dha shpirt, ky njeri me shpirt njeriu. Vdiq në krahët tanë. As gjaku që i dhanë me gjithë shpirt, nuk mundi të shpëtonte këtë njeri shpirt madh. Bashkë me njerëzit e shtëpisë shkuam edhe ne tek shtëpia e tij. E shpum atje të vdekur. Edhe më shumë u befasuan njerëzit me zakonin tonë.
Djali i tij: Babi, na thosh, ato çaste: -“ Mos më lini vetëm”.- “Kam amanet nga babai im. -Ju jeni njerëzit e atij që i jeni gjendur në ditët më të vështira të jetës së tij. -Nuk ju harrojmë. -Kini zakone shumë të mira, ju admirojmë”.

400 KM RRUGË, PËR TË VARROSUR JORGO KACAROIN

Jorgoja do të varrosej në vendlindjen e tij. Nga Athina ishte rreth 400 km larg. Po përfilleshim për mjete, do të shkonim në ceremoninë e varrimit edhe ne. Djali i tij, tentoi të jepte eurot për rrugëtimin e largët, por emigrantët nuk i pranuan. Ata u nisën me spenzimet e veta si dhe u kthyne, po me të vetat, dhe pse i biri kërkoi të paguante kthimin gjithashtu. Shkuan për të varrosur pronarin e tyre, i cili e kishte të përligjur këtë akt, këto spenzime të emigrantëve, ky njeri. Gjithashtu ata tregojnë: Qëndruam dhe tri ditë pa punuar në nderim të jetës së tij. Pastaj shkuan në punë, na lajmëroi djali i tij. Kur shkuam në varrezat, i biri, Babi bëri prezantimin e rastit dhe për ne. “Janë shqiptarë miq, të babait. Kanë ardhur nga Athina. Kanë qëndruar me të në kohën që ishte në spital. Vdiq në krahët e këtyre“. Në varreza, kur u njohën me ne dhe praninë tonë, të gjithë u befasuan. Kanë zakone të mira shqiptarët. Me këta punonte babai im. Tani do të punojmë bashkë. Njerëzit e atjeshëm zbuluan edhe respektin që kishin të huajtë për njeriun e tyre, Jorgon si dhe vlerat e këtyre njerëzve, që shpesh ata që si njohin dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët, i shohin me friksim. Ata u befasuan edhe me të birin e tij, Babin. I ngjan të atit, thanë njerëzit e afërt, në vendlindjen e Jorgos. Emigrantët shqiptarë lanë pas 400 km për t’u kthyer në Athinë, dhe i dhanë nga 400 gr gjak secili, një njeriu për t’i shpëtuar jetën. Por nuk mundën… Përcuallën për në varreza një njeri, që se meritonte të shkonte kaq shpejtë, atë që meritonte këtë respekt dhe u kthyen krenar, duke shpalosur vlerat, jo vetëm për veten…

Athinë 2004

Nga: Mak Lenica

SEVDA S’PATA…
LIÇKA Kalimera Licka

Mirëmëngjez, Kalimimera,
o shpirti im, O poeti im,
Sevda s’pata Pse më lëndon,
për Fetinë, Ato mplagë ,
S’shkoja mëndjen Kur unë kam filluar,
asnjë here, Dhe po mjekoj…
Fajin ma ke (Tin)!

ME VES… BUZE TË Varrit
*** ***
O Yll mirëmëngjez, Për ty smë zë gjumi
Që gjithë natën O pëllumb i malit,
Je në krijesë, Se të kam në zemër,
Më lodhesh o Deri në buzë të Varrit !
Trëndafili me vesë,
Për zemrën tënde,
Që të ndjej!

HALLALL Dashuroj Licka
LIÇ ***

Mirëmëngjez, Vështirwsitë që unë kaloj
O njeriu i rrallë, Po dashurinë po e shijoj,
Të gjitha t’i kam Me yllin unë dashuroj!
Bërë hallall, 18. 05. 07
Unë për ty,
Po bëj gjithëçka!
04. 05. 07 ora 08:01
****
Për ty s’më zë gjumi
O pëllumb i malit,
Se të kam në zemër
Deri në buzë të varrit !

SHKARKO APP