Gjakoset aktori në mes të skenës, goditi murin në teatrin e Tiranës
Mbrëmjen e kaluar u vu në skenë shfaqja “Medea”.
Shfaqja u dha në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë dhe u shoqërua me një incident për njërin prej aktorëve.
Bëhet fjalë për Alfred Trebickën i cili pësoi një çarje në ballë.
Gjithçka ndodhi pas uljes së dritave dhe Trebicka aksidentalisht goditi murin skenik.
Dëmtimin e aktorit e bëri të ditur opinionisti Olti Curri me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Ndonëse i gjakosur aktori është rikthyer në skenë për të marrë duartrokitjet e publikut.