Gjaku i personave të kuruar nga COVID-19 mund të shërojë të infektuarit: Një eksperiment i epokës së gurit
Pas Shteteve të Bashkuara, Britania e Madhe gjithashtu do të eksperimentojë brenda disa ditësh me përdorimin e plazmës së gjakut të marrë nga njerëzit e shëruar nga covid-19 për të trajtuar njerëzit e infektuar. Është një ilaç i epokës së gurit, i përdorur gjatë epidemisë spanjolle të gripit të vitit 1918, por shumë ekspertë thonë se kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme, dhe mijëra donatorë të rikuperuar nga infeksioni janë ofruar për të dhuruar gjakun e tyre, shkruan abcnews.al.
Testimi në spitalet britanike do të fillojë brenda ditëve të ardhshme pasi autoritetet mbikëqyrëse të ketë dhënë miratimin. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka bërë tashmë diçka të tillë, duke autorizuar një eksperiment që urgjenca e pa të domososhëm edhe pa miratimin e disa letrave të shkruara.
Siç shkruan “La Stampa“, shkencëtarët nga Sistemi Shëndetësor Mount Sinai në New York ishin ndër të parët që filluan një studim mbi mundësinë që gjaku i të shëruarit të mund të ishte i dobishëm për të sëmurët, dhe pyetën anëtarët e stafit të tyre që ishin infektuar dhe kishin mbijetuar nëse donin të ishin donatorët e parë. Dy mijë njerëz u përgjigjën se po.
Hulumtimi i Mount Sinai bazohet në përvojën e Wuhan dhe të dhënat e vëna në dispozicion nga mjekët kinezë, nga të cilët duket se shumica e pacientëve të rikuperuar nga covid-19 kishin një përqendrim të fortë të antitrupave, të cilat mund të transmetohen te pacientët e sëmurë. “Është shkencërisht e vështirë të dihet se sa e efektshme është kjo procedurë derisa ta provojmë,” tha Dr. David Reich, president i Spitalit Mount Sinai, në New York Times.
Nuk është thjesht një e shtënë në errësirë, por vlefshmëria nuk është vërtetuar as nuk është konstatuar ende». Plazma e marrë nga një person i shëruar mund të përmirësojë sistemin imunitar të të sëmurëve, edhe për këtë nuk ka dyshime. Tek disa pacientë, në fakt, sistemi imunitar mund të reagojë njësoj sikur përballet me futjen e një patogjeni të ri në trupin e njeriut.
Në mënyrë që të pranohet si dhurues, një person i kuruar nga covid-19 duhet të ketë rezultuar pozitiv ndërsa ishte i infektuar,pasi të jetë shëruar nuk duhet të ketë pasur simptoma për 14 ditë, duhet të ketë rezultuar negativ në testin e dytë dhe të ketë nivele të larta të “antitrupave ”në gjak. Një gjilpërë do të aplikohet tek dhuruesi në të dy krahët: gjaku tërhiqet nga njëra anë , e cila kalon në një makinë që nxjerr plazmën dhe dërgon qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut në sistemin e qarkullimit të gjakut nga gjilpëra tjetër. Procedura zgjat midis 60 dhe 90 minuta, dhe plazma e nxjerrë nga një donator i vetëm mund të jetë e mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen e tre pacientëve.
Nëse kjo jep rezultate të mira, mungesa e testeve diagnostikuese mund të krijojë vështirësi në gjetjen e donatorëve ,gjë që e bën situatën edhe më urgjente. Donatorët janë të shumtë si në SH.B.A. ashtu edhe në Britaninë e Madhe: ata që kanë shpëtuar nga makthi i koronavirusit e ndiejnë të nevojshme t’u japin të tjerëve pak nga ai fat që ata patën./abcnews.al