Gjashtë buxhetet më të mëdha ushtarake në Europë mbikëqyren nga gratë

Penny Mordaunt është bërë  sekretarja e parë, femër,  e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, duke menaxhuar një departament, me një buxhet vjetor prej rreth 47 miliardë dollarë. Emërimi i saj do të thotë se, tashmë gjashtë buxhetet më të mëdha ushtarake në Europë mbikëqyren nga gratë.

Franca zë vendin e parë, përsa i përket politikës së mbrojtjes, më një total prej mbi 59 miliard dollarë në vitin 2018, matur nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkimin e Paqes, i cili përcakton shpenzimet ushtarake globale. Mbretëria e Bashkuar është e dyta, e ndjekur nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Hollanda. Shpenzimet ushtarake të Zvicrës, si një nga 10-të më të lartat në Europën Perëndimore, menaxhohen gjithashtu një grua, Viola Amherd.

SHBA, që ka një buxhet të mbrojtjes prej rreth 600 miliardë dollarë dhe Kina, me shpenzimet vjetore prej 250 miliardë dollarësh, asnjëherë nuk kanë emëruar një grua për të drejtuar departamentin e mbrojtjes.

SHKARKO APP