Gjenden gërmadhat e kalasë greke, dikur qendër e Jerusalemit

Pas kërkimeve që zgjatën më se një shekull, arkeologët të martën kanë bërë të ditur se kanë gjetur gërmadhat e një kalaje antike greke, që dikur ishte qendër e rëndësishme në Jerusalem dhe pikë strategjike për zbrazjen e rebelimit hebraik, që përmendet edhe në shkrimet e lashta, raporton Reuters.

Hulumtuesit flasin rreth vendndodhjes së Acras, ndërtuar para 2 mijë vjetësh nga Antiochus Epiphanes, mbret i Perandorisë së Seleucidëve.

Shumica prej këtyre hulumtuesve ishin këmbëngulës se Acra ndodhej në atë që tani është zonë me mure e Qytetit të Vjetër i Jerusalemit, në vendet si Kisha e Sepulchres së Shenjtë, apo pranë kodrës ku dikur ndodheshin dy tempuj hebraik e që tani është pjesë e kompleksit të xhamisë Al-Aqsa. Por, gërmadhat e zbuluara nga Autoriteti izraelit për Antikitete, gjë që është bërë publike të martën janë jashtë mureve, në pamje nga një luginë në jug.

Swiss Digital Desktop Reklama

Antiochus, që jetoi gjatë viteve 215-164 para erës sonë e zgjodhi këtë vend për Acran, në mënyrë që ta kontrollojë qytetin dhe të monitorojë aktivitetet në tempullin hebraik, ka thënë Doron Ben-Ami, që ka udhëhequr procesin e gërmimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një gjatësi të vlerësuar prej deri në 250 metrash dhe gjerësi 60 metrash, kjo fortesë ka qenë e vërejtshme në atë pjesë. Nën të që dhjetë vjet më parë ka qenë një vendparkim, ekipi i Ben-Amit ka kontrolluar nëpër një kodër artificiale, të ngritur nga shtresat e dheut, që kanë mbetur nga kultura të njëpasnjëshme.

Në një zonë, ekipi ka zbuluar gurë nga pjesa e murit të madh, baza e kullës dhe një barrikade, që, bazuar në artefaktet e zbuluara pranë, si monedhat dhe pjesët e poçeve, datojnë nga periudha e Antiochusit. Në këtë pjesë janë gjetur edhe mjete lufte të asaj periudhe, si pjesë të shigjetave nga bronzi, që supozohet të kenë mbetur nga betejat midis forcave pro-greke dhe rebelëve hebraik, që mundoheshin ta merrnin kalanë.

 “Është ky një shembull i rrallë se si gurët, monedhat dhe dheu mund të bashkohen në një rrëfim të vetëm arkeologjik që trajton realitetet specifike historike nga qyteti i Jerusalemit”, ka thënë Ben-Ami. Për vendndodhjen e Acras është folur në së paku dy shkrime të lashta, Libri i Maccabeeut, që flet për rebelimin, si dhe në një dokument të shkruar të historianit Josephus Flavius.

Historianët tregojnë se si rebelët, të udhëhequr nga Judas Maccabeus, e kthyen Jerusalemin prej grekëve, një fitore që shënohet përmes festivalit të Hannukah. Por, Acra mbeti e grekëve deri kur rebelët, nën vëllanë e Judës, Simonin, vunë rrethimin dhe detyruan njerëzit brenda që të dorëzohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?