Gjenden statujat e Krishtit dhe Shën Mërisë

Dy statuja të vjetra mermeri që mendohet të jenë punuar nga mjeshtrat italiane janë gjetur nga banorët e zonës në fshatin Bilaj të Krujës.

Njëra nga statujat i përket Jezu Krishtit, ndërsa tjetra Shën Mërisë, por këto objekte janë tejet të dëmtuara dhe janë pa kokë.

Mendohet se statujat kanë qënë në Kishën e Shën Pagëzorit, dhe gjatë kohës kur kjo kishë u shkatërrua në vitin 1967, dikush ishte kujdesur për ti fshehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qënë banorët e zonës që i kanë gjetur të groposura madje afër një bunkeri, ndërsa i kanë dorëzuar në kishën e fshatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prifti polak, Vojtek Porada, shprehet se këto objekte janë pjesë e rëndësishme e trashëgimnisë kulturore dhe se ato do restaurohen.

“Me siguri janë shumë të vjetra të paçmueshme dhe banorët e vjetër të fshatit me kanë dëshmuar se këto dy statuja ishin të vendosura në kishën e vjetër para, në kohën e regjimit të komunizmit kur ishin të shembura të gjitha kishat. Gjithashtu edhe këto dy statuja janë pothuajse të prishuara në atë kohë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?