Gjendet i groposur trupi i aktores shqiptare. Ishte zhdukur në mënyrë misterioze

Policia e Los Angeles beson se kanë gjetur trupin e modeles dhe aktores shqiptare, Adea Shabani, që u zhduk në mënyrë misteroze në Amerikë muajin e kaluar.

Mbetjet e trupit janë gjetur në një varr të cekët në 80 km në veri të Sacramento, thanë autoritetet të martën.

Gjatë një konference për shtyp, hetuesi William Hayes tha se beson se trupi i përket Shabanit por nuk është vertetuar 100% për shkak të gjendjes së eshtrave.

Policia po pret përfundimet e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetuesit po e trajtojnë rastin si vrasje dhe dyshojnë se 33-vjeçari Christopher Spotz, i dashuri i saj që vrau vetën ndërsa ndiqej nga policia, është përfshirë në zhdukjen e saj.

Spotz qëlloi veten me armë të enjten e kaluar ndëra po ndiqej nga policia.

Ai po udhëtonte në Corona me një kamionçinë Toyota Tacoma të vjedhur.

Për herë të fundit 25 vjeçarja është parë pranë shtëpisë së saj në Hollywood rreth orës 11 të paradites së 23 shkurtit.

Elda kishte lënë Maqedoninë për të studiuar aktrim dhe kishte rreth 2 vite që jetonte në Hollywood.

SHKARKO APP