Gjendet në Suedi qepa e vjetër 1500 vjeç

Në fshatin Sandy Borg të ishullit suedez Ölanda gjatë një gërmimi është gjetur një qepë e vjetër 1500 vjeç. Arkeologia Helena Victor, në deklaratën e saj për gazetën “The Local”, njoftoi se kanë gjetur një qepë të djegur e vjetër 1500 vjeç. Ajo tha se në ato vite në Skandinavi nuk ka pasur kultivim të qepës dhe vuri në dukje se, qepa mund të ketë qenë e importuar nga Perandoria Romake. Victor theksoi se qepën e kanë gjetur pranë një oxhaku gjatë gërmimeve në një kala antike. Ajo tha se kjo do të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e afërta tregtare të atyre që kanë jetuar në rajon me Perandorinë Romake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?