Gjendet një pjesë e strukturës së koronavirusit që ishte “fshirë”

Qysh nga fillimi i pandemisë të koronavirusit, faktet shkencore dhe teoritë konspirative janë përzier në një koktej potencialisht të rrezikshëm.

Por në fakt, disa nga ato teori, gjatë muajve në vijim kanë rimarrë dinjitetin e fakteve, ose të paktën të ”hallkave” të asaj pjese ende të panjohur që ka të bëj me origjinën e virusit që ka tronditur botën.

Zbulimi i një studiuesi i qendrës kërkimore Fred Hutchison në SHBA, mund t’i shtojë disa elementë këtij misteri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur rastet e para të koronavirusit u shfaqën në Wuhan, ndoshta para dhjetorit të vitit 2019 kur zyrtarisht u shfaq COVID-19,  një grup studiuesish kinezë kishin analizuar sekuencat gjenetike të virusit. Kjostrukturë gjenetike, e përbërë nga 241 sekuenca ishte ruajtur në arkivin elektronik të Librarisë Kombëtare të Mjekësisë, që financohet nga Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kjo sekuencë u zhduk në mënyrë të mistershme nga arkiva, ndoshta nga vetë studiuesi kinez Aisi Fu që i kishte futur, ose nga të tjerë.

Por tani studiuesi Jesse Bloom, duke kontrolluar memorien e Google Cloud të arkivës gjeti 13 nga këto sekuenca, që ndoshta mund të sqarojnë shumë gjera për origjinën e virusit, në veçanti për kapacitetin e SARS-Cov-2 për të gjeneruar variante.

Gjetjet e Bloom u botuan në serverin shkencor bioRxiv, dhe nga aty u shpërnda në komunitetin shkencor amerikan, duke gjetur një interes domethënës, të zmadhuar mediatikisht nga një reportazh i gazetës New York Times.

Edhe pse gjuha e përdorur nga Bloom dhe disa elementë shkencorë mund ta bëjnë të vështirë certifikimin dhe peer review të studimit në fjalë, në rastin më të mirë, nga të dhënat mbetet ndjesia e një tentative për të fshehur gjurmët e virusit, ose të paktën strukturën e tij të plotë. Se kush është arsyeja, kjo mbetet ende për t’u zbuluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?