Gjendet një tjetër breshkë Kareta- Kareta e ngordhur në brigjet e Vlorës
Një tjetër breshkë Kareta-Kareta është gjendur e ngordhur ditën e sotme në bregdetin e Vlorës.
Mendohet se shkak është ngrohja e ujrave që sjell breshkat në breg si dhe kushtet klimaterike janë ato që kane ndryshuar florën dhe faunën e ujrave në gjirin e Vlorës. Kjo nuk është breshka e parë që gjendet në bregun e Vlorë, disa muaj më parë një tjetër breshkë Kareta-Kareta është gjetur e ngordhu.
Kareta- Kareta është një breshkë oqeanike e shpërndara në të gjithë botën.Breshka e ujit është gjetur në Atlantik, Paqësor, oqeanit Indian dhe Detin Mesdhe. Ajo e kalon shumicën e jetës së saj në det dhe në grykëderdhjet e habitateve, femrat një kohë të shkurtër shkojnë në breg të detit për të vendosur vezët.