Gjendet pa shenja jete në makinën e tij këngëtari i njohur

Këngëtari Vlatko Ilievski, i cili në vitin 2011 përfaqësoi Maqedoninë në Festivalin e Këngës Evropiane, “Eurovision”, nuk jeton më.

Duke cituar një deklaratë të policisë, “Press 24” raporton se këngëtari i cili ishte njëri ndër artistët më të njohur të muzikës rock, u gjet pa shenja jete në makinë, mbrëmë në Shkup.

Këtë javë, Vlatko festoi 33 vjetorin e lindjes.

Në vitin 2007, Maqedonia ka humbur edhe një ish-pjesëmarrës të “Eurovisionit”, Tose Proeski (26 vjeç), i cili ndërroi jetë në një aksident me makinë.

SHKARKO APP