Gjendet pas 75 vjetësh “Tanka Fluturuese” e Rusisë

Aeroplani rus “Tanka Fluturese” është nxjerrë të premten nga fundi i një liqeni, 75 vjet pasi u qëllua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbetjet e aeroplanit luftarak sovjetik, i Luftës së Dytë Botërore me nofkën “Tanka Fluturese” u nxor nga fundi i një liqeni në Murmansk, në veri të Rusisë.

Ilyushin Il-2 Sturmovik, u rrëzua më 22 gusht 1943, gjatë një sulmi nazist në një baze ajrore pranë kufirit norvegjez. Piloti, kapiten Aleksandër Ivanoviç Kaliçev, asokohe 34 vjeç, ishte në gjendje të vendoste aeroplanin e dëmtuar në liqen.

Ai arriti të arratise para se forcat ajrore sulmuan aeroplanin dhe bënë që ai të zhytet në ujë. Organizata ruse “Krahët e fitores” e ka nxjerrë aeroplanin, dhe e ka ndërmend ta ekspozojë pas restaurimit.

SHKARKO APP