Gjergj Leka: Këngëtaret që kishin lidhje intime me Sigurimin e Shtetit

Kantautori i njohur Gjergj Leka vjen me një rrëfim pa dorashka.
 
Për herë të parë ai flet për të kaluarën e tij dhe të kolegëve, fjalët e mira dhe ndihma që i ka ardhur nga disa të tjerë, siç është për shembull Vaçe Zela.
 
Një këngëtare gjigande, por që për të mbytur emocionet, i duhej të rrëkëllënte alkool para se të dilte në skenë.
 
Ai thotë se “asnjë presje nuk do t’i hiqja jetës që kam bërë. Nuk i kam bërë kurrë keq dikujt, siç ka ndodhur fatkeqësisht me shumë emra nga arti shqiptar, që u kanë bërë keq kolegëve. Kanë bërë mekatet e tyre dhe artistët, kanë folur më shumë se duhet, më kanë përmendur edhe mua personalisht.
 
I pyetur nëse mund të japë emra, ai thotë:
 
“Nuk i them, se kanë familje. Ndërsa njera shumë e rëndësishme për atë kohë, është edhe e sëmurë aty ku jeton. Bëhet fjalë për një këngëtare shumë të madhe, që ka marrë madje edhe çmime nga këngët e mia.
 
I pyetur nëse e ka fjalën për Parashqevi Simakun, ai thotë: “Unë nuk thashë gjë, ti e the…”
 
Po a ka qënë e privilegjuar Simaku?
 
Sipas Lekës, i cili flet për Panorama, Simaku ishte “më e privilegjuara. Sigurisht, në vend të parë ka qënë Vaçe Zela, më pas erdhi Parashqevi Simaku. Vaçja ka qënë “ministri më vete”. Madje Vaçja ishte mbi ministrinë. Ajo zgjidhte çfarë kënge të donte, ishte shumë e fuqishme. Sepse Vaçja nuk ishte thjesht këngëtare, ishte një këngëtare shumë e zgjuar. Vaçja, duke qënë jo e bukur, nuk e fitoi se “ia dha” dikujt. Se ishin ca të tjera, që e “jepnin” dhe ishin të bukura, që të flasim troç tani. Vaçja e fitoi me zgjuarsinë e saj, duke ditur të mbante kontaktet e duhura dhe duke u bërë institucion. Gjithnjë, para se të dilte në skenë, Vaçja shkonte në banjë të urinonte dhe ankohej për dhimbje të forta barku, të tmerrshme, aq emocione kishte. Vaçja ishte rast unik, që dinte të ruante vlerat para publikut.
 
Cilat kanë qënë rivalet më të forta si këngëtare?
 
Kanë qënë ato që kishin të dashurin ose mikun më të fortë.
 
Historikisht, dy më të rrezikshmet kanë qënë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, që e shpjegova më lart, që ishte tjetër gjë, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato.
 
Si arritën të kishin kaq liri?
 
A thua me aftësi?
 
A thua me aftësi, është edhe pyetja ime?
 
Kishte shumë më të mira se ato.
 
Po Parashqevia ka fituar disa festivale…
 
Po të them që kishte këngëtare shumë më të mira se Parashqevia. Erdhi nga Kavaja, por nuk do të doja të jepja detaje, se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur. Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje, ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë, pastaj na çoi ajo tek pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që ta shpjegoj më saktë dhe në mënyrë më të përgjithshme: Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se çfarë ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëhërë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare, sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtare finoke dhe të zgjuara.

SHKARKO APP