Gjermania heq ndalimin e simboleve naziste në video-lojëra por ka një kusht

Video-lojërat që tregtohen në Gjermani mund të përmbajnë simbole naziste, me kushtin që prania e tyre të mos jetë objekt propagandistik, njoftoi sot autoriteti rregullator gjerman për video-lojërat.

Deri më tani dhe ndryshe nga filmat e shfaqura në kinema dhe përfaqësime të tjerë kulturore, video-lojërat duhet të respektojnë një artikull të kodit penal që ua ndalon atyre shfaqjen e simboleve antikushtetuese, në mënyrë të veçantë gjithçka që ka lidhje me periudhën naziste.

Simboli i svastikës, kryqit të thyer i pranishëm në disa lojëra, si “Call of Duty” apo i kohëve më të fundit “Wolfenstein II: The New Colossus” në të cilin karakteret naziste luajnë një rol kryesor, u ndryshuan në një trekëndësh në version gjerman të lojës.

Autoriteti rregullator gjerman (USK) nuk parashikon gjithsesi një autorizim të përgjithshëm dhe do të bjerë dakort rast pas rasti për të qenë i informuar nëse prania e simboleve të tilla në lojëra është e përshtashme për shoqërinë.

SHKARKO APP