Gjesti i madh i shqiptarit para se të vdiste nga koronavirusi

Shqiptari i Kosovës, që vdiq nga koronavirusi u siguroi familjeve të varfra pakistaneze ujë të pijshëm.

Myshyr Shabani nga Gjilani, i cili vdiq në kohë pandemie në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.

Humanizmi i tij kishte mbërritur edhe në Pakistan kur nga pasuria e tij që e kishte fituar në Gjermani, e ka hapur një pus, duku u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje. Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.

Enkas për Mediafokus.info, familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti.

Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit. Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri.

Mediafokus.info merr vesh se i ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’ua rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.

SHKARKO APP