Gjesti i pazakontë i sipërmarrësit shqiptar në Romë. Jep ushqim falas për njerëzit në nevojë

Edmond Prenga është një sipërmarrës shqiptar që lëviz në të gjithë Romë. 39 vjeçari, pronar i furrës Bon Pan, ka lënë në një kënd afër punës së tij të mira themelore me një mesazh; “Nëse ke nevojë, kjo është për ty”.

Në një intervistë për Trieste Salario, Edmondi shpjegon arsyen pas këtij akti. “E kam njohur urinë, kam ardhur në Itali në ’98 pa asnjë qindarkë. Unë këto probleme i njoh mirë” tregon ai për median italiane.

“Kështu kam vendosur të lë një qese me ushqim, sepse mendoj se njerëzit ndihen të turpëruar nëse kanë nevojë për ushqim, ndaj mendova se do të ishte më mirë të lija një qese mënjanë” shton Edmondi.

20 vite më parë, Italia e priti mirë – shkruan Trieste Salario – dhe tani ai dëshiron që ta kthejë.

“Jemi rritur me mitin e Italisë që kur ishim në vegjël në Shqipëri, ëndërronim të vinim këtu. Raporti me ju italianët është i fortë. Në shqiptarët e njohim varfërinë, sot jemi rimëkëmbur, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Mendoj se kryeministri Rama ka bërë një gjë shumë të bukur që demostron zemrën e madhe që kanë shqiptarët dhe lidhjen me Italinë” shpjegon Edmondi më tej.

Trieste Salario shkruan se shembullin e Edmondit e kanë ndjekur edhe të tjerë pronarë të rrugës  Lorenzo il Magnifico, që po ashtu, sipas medias italiane kanë qenë të gjithë të huaj.

SCAN

SHKARKO APP