Gjirafa surprizon keqas vizitorët

Kur zhvillon vizita në parqe të mëdha kafshës mund të përballesh gjithmonë me supriza nga kafshët e egra.

Në video është filmuar rastësisht një gjirafë që fut kokën në një makinë, por drejtuesja tenton të mbyllë xhamin për të përzënë kafshët dhe aty bën gabimin fatal për dritaren e mjetit të saj.

Krijesa më e gjatë në botë, futi kokën në makinë për të marrë ushqim, por në momentin që tentoi ta nxirrte, xhami i mjetit u bë copë-copë.

Gjithçka ka ndodhur dje në makinën e një çifti në West Midlands Safari Park në Worcestershire.

Personeli i parkut Safari ka nisur një hetim mbi incidentin, megjithëse ata konfirmuan se gjirafa ishte e pa dëmtuar.

Çifti dukej i kënaqur me vëmendjen e gjirafës në fillim, duke qeshur dhe duke biseduar me entuziazëm me njëri-tjetrin.

Rregullat pohojnë se ushqimi është i lejuar për aq kohë sa dora që jep ushqimin mbahen jashtë makinës.

Nuk është për t’u habitur që gjirafa nuk është në dijeni të rregullave që ndalojnë futjen e kokës në makinë.

Giraffe's head gets trapped inside a car window!

SHKARKO APP