Gjirokastër, restaurohen dy banesa të gurta, “Monument Kulture”

Numri i madh i monumenteve që kanë nevojë për ndërhyrje dhe mungesa e fondeve të mjaftueshme e përkeqësojnë më shumë situatën. Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij (Cultural Heritage without Borders) ka nisur implementimin e projektit “Gjirokastra-aty ku fillon ndryshimi”, projekti i parë i kësaj natyre në zonën historike të Gjirokastrës. Synimi i tij është që të mbrohen disa objekte në gjendje rrënoje nga degradimi i mëtejshëm, si dhe të rritet ndërgjegjësimi për numrin e madh të monumenteve në këtë gjendje në qytetin e Gjirokastrës dhe nevojës emergjente për ndërhyrje në to. Ky projekt i financuar nga Fondacioni Prince Claus, në kuadër të programit CER (Cultural Emergency Response – Përgjigje Emergjente për Kulturën) dhe Swedish Development Cooperation konsiston në ndërhyrje emergjente për dy monumente të kategorisë së dytë, banesat Hadëri dhe Gurgai. Monumenti Hadëri përballet me shembjen e plotë të çatisë dhe shembjen e pjesshme të mureve, si pasojë e mungesës totale të mirëmbajtjes. Banorët e fundit u detyruan ta braktisnin objektin para disa vitesh, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj rreziqeve të shumta. Me kalimin e kohes banesa e braktisur ka shkuar drejt degradimit. Banesa Gurgai paraqet një rast tipik të degradimit të banesave karakteristike në Gjirokastër. Mungesa e mirëmbajtjes ka shkaktuar dëmtimin e çatisë e kjo ka sjellë si pasojë depërtimin e ujit në brendësi të banesës duke shkaktuar kalbjen e dyshemeve dhe tavaneve prej druri  të të gjitha kateve, por edhe dëmtime në nuraturën e gurit. Në mungesë të ndërhyrjeve në këtë fazë, banesa Gurgai rrezikonte shumë shpejt të shndërrohej, edhe ajo, në një rrënojë me shumë për qytetin.  Ky projekt i CHwB-së dhe Prince Claus synon ndërhyrje emergjente për parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të monumenteve nëpërmjet strukturave të përkohshme, si dhe mbulimin me materiale të lehta. Kjo është një qasje e re përsa i përket mënyrës së ndërhyrjeve dhe do të shërbejë njëkohësisht për rritjen e ndërgjegjësimit për numrin e konsiderueshëm të monumenteve në këtë gjendje.

Bledar Shehu

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?