Gjithçka që duhet të dini për Kongresin e Lushnjes që vulosi shtetndërtimin e Shqipërisë

Ishte viti 1920. Shqipëria kishte vetëm 8 vite e pavarur. Konferenca e Ambasadorëve në Londrër më 1913 ndau copash Shqipërinë.

Luftërat ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore 1914-1918 e kishin shndërruar Shqipërinë në një shesh betejash për ushtri ndërkombëtare.

Konferenca e Parisit krijoi Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene më 1919 dhe ushtritë serbo- malazeze sulmuan asokohe veriun e Shqipërisë ndërsa ushtria greke jugun e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha nuk priste. Patriotët dhe politikanët atdhetarë thirrën Kongresin Kombëtar në Lushnje nga 21 deri në 31 janar 1920.

Swiss Digital Mobile Reklama

Patriotët shqiptarë i bënë thirrje mbarë popullit për t’u ngritur në këmbë për shpëtimin e Atdheut.

Kongresi i Lushnjës rikonfirmoi në mwnyrë të pakthyeshme Aktin e Pavarësisë të vitit 1912.

Kongresi i Lushnjes i hapi rrugën shtetit modern shqiptar dhe institucioneve të tij Kushtetuese:

-U sanksionua formimi i një regjence prej 4 anwtarësh qw pwrfaqwsonte tw gjitha besimet fetare; Imzot Luigj Bumçi, Aqif Pashë Elbasani, Abdi Toptani, Dr Mihal Turtulli që përfaqësonin të gjitha besimet fetare.

-U krijua Senati me 37 antarë, iu hap udha Parlamentit të parë Shqiptar.

-U vendos emërimi dhe shkarkimi i qeverisë nga senati.

-ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.

-U miratua statusi i Lushnjes që përbënte ligj kushtetues.

-Shpallja në Statut e Tiranës kryeqytet.

Kongresi i Lushnjes krijoi dhe jetësoi Qeverinë Kombëtare:

-Sylejman Delvina, kryeministër

-Mehmet Konica ministër i jashtëm

-Hoxhë Kadria ministër i drejtësisë

-Ndoc Çoba ministër i financave

-Sotir Peçi ministër arsimi

-Ali Rizaja ministër lufte

-Eshref Frashëri drejtor i përgjithshëm i punëve botërore

-Idhomen Kosturi drejtor i përgjithshëm i postave

Kongresi i Lushnjes zgjodhi delegacionin për Konferencën e Paqes të përbërë nga Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Dr Mihal Turtulli.

Kongresi i Lushnjes shenjoi unitetin krahinoro-fetar, si një faktor madhor i unitetit kombëtar nën një Flamur e shtet të vetëm.

Kongresi i Lushnjes ribashkoi firmëtarë të pavarësisë, elitën kombëtare, patriotë, fetarë e intelektualë nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Në telegramin e Kongresit drejtuar Fuqive të Mëdha thuhej:

“Shqipnia nuk ka tjetër pretendim veçse me zanë nji vend në Gadishullin Ballkanik, tue i dhanë fund mizerjes, për të gëzue nji jetë në paqe e në harmoni me shtetet fqinjë.  .. Shqiptarët janë gati me ba çdo lloji sakrifice, edhe me derdhë pikën e fundit të gjakut të tyne kundër çdo veprimi që mundohet me vu në rrezik pavarësinë e Shqipnisë e të tansisë tokësore.”

Kongresi i Lushnjes me vendimet e tij kombëtare i hapi rrugën Luftes çlirimtare tw Vlorës dhe themelimit të shtetit shqiptar të lire, të pavarur dhe demokratik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?