“Gjoksi im është aq i madh sa nuk fle dot gjumë”

Një e fiksuar pas kirurgjisë plastike që ëndërron të duket si Kim Kardashian ka treguar se gjoksi i saj është aq i parehatshëm sa nuk mund të udhëtojë dhe të flejë.

Nadia Sofia Nahir është nga Londra dhe ka qenë e fiksuar me paraqitjen false, por tani nuk mund të realizojë shumë gjëra.

Ajo u inspirua nga e famshmja Kim Kardashian për të pasur gjoks të madh dhe të rritur, por thotë se është në gjysmë të rrugës dhe ka akoma punë për ta realizuar këtë.

24-vjeçarja tregon për MailOnline se fiziku natyral e bënte të ndihej si djalë.

“Në Argjentinë ka shumë konkurse si ‘Miss Bum Bum’ dhe ‘Miss Reef’ ku marrin pjesë modele me forma të bëshme. Vëmendja që merret aty më tërhoqi shumë. Të gjitha ato kanë bërë operacione plastike për të rritur gjoksin apo të pasmet. Bukuria është diçka që mund të rritet, të blihet dhe të ndërtohet. Sa më shumë ta dalloni, aq më mirë. Vetëm kur hyra në adoleshencë të vonë, fillova me të vërtetë të plotësoj dhe të shijoja atë vëmendje për veten time”, tha ajo.

Në moshën 20-vjeçare, ajo bëri operacionin e parë dhe pas tre vitesh udhëtoi drejt Belgjikës për të bërë ndërhyrjen 4 mijë paund.

Në total, Nadia ka shpenzuar 15 mijë paund për operacionet plastike.

Në foto: Pas dhe para ndërhyrjes

SHKARKO APP